Sallatë

Sallatë me Rukola dhe Mana të Zeza

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram rukola
  • 1 kokërr qepë e kuqe e vogël
  • 10 – 15 domate qershi
  • 3 – 4 lugë gjelle fara kungulli
  • 10 – 15 mana të zeza
  • ¼ filxhan arra të grira trashë
  • 2 lugë gjelle rrush i thatë
  • Fara Lini për dekor
  • Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga rukola të cilën pasi e lajmë e lëm të kulloj dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.

Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe domatet të cilët i kemi prerë në dy pjesë

Më Pas shpërndajmë gjithandej farat e kungullit, të lulediellit dhe tërshërën të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.

Në fund shtojmë aroniat e thata, manat, arrat e grira mesatarisht trashë dhe farat e linit.

E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë dhe një miksim perfekt tani që mund të gjejmë mana të freskëta në qarkullim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*