Sallatë me Rukola, Domate Qershi dhe Kumkuat
Recipe by Rozafa
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings
6
servingsPrep time
15
minutesCooking time
0
minutesIngredientët
100 gram rukola
1 portokall
6 mozarrella të vogla
6 kumkuat
1 qepë e vogël e kuqe
10 domate qershi
2 lugë gjelle fara kungulli të pjekura
2 lugë gjelle fara luledielli të pjekura
2 lugë gjelle fara pishe
¼ filxhan bajame të pjekura
Kripë + vaj ulliri nga Nena Farm
Aceto Balsamico Cremoz
Përshkrimi
- Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga rukola të cilën pasi e lajmë e lëm të kulloj dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
- Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë, fetat e portokallit dhe domatet të cilët i kemi prerë në dy pjesë
- Më pas shpërndajmë gjithandej mozarellat e vogla, kumkuatin e prerë në dy pjesë, farat e kungullit, të lulediellit dhe bajamet të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.
- E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë në tryezën e krishtlindjeve.




