Sallatë

Sallatë me Spinaq dhe Portokall

0 comments

Sallatë me Spinaq dhe Portokall

Recipe by Rozafa Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings

4

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

0

minutes

Ingredientët

  • 200 gram 200 spinaq i vogël

  • 1 1 kokërr qepë e kuqe e vogël

  • 3 lugë gjelle 3 fara susami të pjekur

  • 3 lugë gjelle 3 fara kungulli

  • 3 lugë gjelle 3 fara luledielli

  • 1 kokërr 1 portokall

  • ¼ filxhan ¼ arra të plota

  • djathë parmigiano

  • Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës

  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi

  • Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga spinaqi të cilin pasi e lajmë e lëm të kullojmë dhe në fund e vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
  • Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe më pas shpërndajmë gjithandej djathin parmigiano të prerë shumë holle, farat e lulediellit dhe të kungullit të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.
  • Në fund shtojmë fetat e portokallit, arrat e plota dhe susamin e pjekur.
  • E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë që shkon në mënyrë perfektë me frutin e stinës portokallin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*