Sallatë

Sallatë me Thjerëza Beluga dhe Quinoa tre Ngjyrëshe

0 comments

Ingredientët:

  • 300gram thjerëza beluga
  • 300 gram quinoa shumëngjyrëshe
  • 1 kokërr qepë e madhe e kuqe
  • 1 kavanoz misra të zier
  • 2 kastravecë mestarë
  • 3 speca të kuq turshi
  • 2 avokado të pjekura
  • ½ filxhan arra
  • 1 bisktak i vogël rrush i bardhë pa fara
  • 3 lugë gjelle fara luledielli
  • 3 lugë gjelle fara lini
  • Për salcën:
  • Lëngu dhe lëkura e  2 limonëve
  • Lëngu dhe lëkura e 1 limoni
  • 1 lugë çaji kripë
  • 6 – 8 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji mustard

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mirë thjerëzat duke i shpëlarë disa herë dhe më pas i vendosim në një enë të thellë me ujin dhe pak kripë dhe I lëm të ziejnë pasi kanë marrë valë për 30 minuta në temperature mesatare duke I kontrolluar vazhdimisht që mos të zihen më shumë seç duhet pasi nëse bëhen shumë të buta do të prishen gjatë përzierjes së sallatës.

Pasi I gatuajmë thjerëzat, i kullojmë dhe enën me thjerëza e vendosim në një enë tjetër të mbushur me ujë të ftohtë në mënyrë që thjerëzat mos të gatuhen më tutje.

Të njëjtën procedurë ndjekim edhe për zierjen e quinoas (300 gram quinoa me 600 ml uji) pasi ka marë valë e lëm në temperaturë mesatarisht të ulët të gatuhet për 40 – 45 minuta

Pas kësaj e përziejmë disa herë në mënyrë që të avulloj lëngu i tepërt.

Mënjanë presim qepën, specat turshi, kastravecët dhe avokadon në kubikë dhe i shtojmë tek përzierja e thjerzave me quinoan.

Në fund shtojmë kokrrat e rrushit të prera në dy pjesë, arrat e grira mesatarisht me dorë në mënyrë që të ndjehen gjatë konsumimit, farat e lulediellit, farat e linit dhe i përziejmë të gjitha me kujdes.

Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*