Ingredientët:
- 2 filxhan thjerrëza të zeza (beluga)
- 3 filxhan ujë
- 2 bistak rrush i bardhë pa fara
- 4 – 5 qepë të njoma të prera hollë
- 1 tufë borzilok i freskët
- Lëkura e grirë e 2 portokalleve
- ½ filxhan arra të grira trashë
- 100 – 200 gram djathë i bardhë
- Lëngu dhe lëkura e 2 limonëve
- Lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
- 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji mustard
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji timo
Përshkrimi:
Pastrojmë mirë thjerrëzat dhe i vendosim në një enë bashkë me ujin, 3 – 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaj kripë, pasi kanë marrë valë i lëmë të ziejnë për 35 – 45 minuta në temperaturë mesatare duke i kontrolluar vazhdimisht që mos të zbuten shumë.
Pasi kanë zier i kullojmë dhe enën ku i hedhim e fusim në ujë të ftohtë në mënyrë që të ftohen shpejt dhe mos të gatuhen më tej.
Kur thjerrëzat janë ftohur shtojmë mbi to qepët e njoma të prera hollë, kokrrat e rrushit pa fara të prera në dy pjesë, borzilokun e grirë, lëkurën e grirë të portokalleve, arrat e grira trashë dhe djathin e bardhë të cilin mund ta presim në kubik ose ta thërrmojmë me dorë. I përziejmë mirë të gjitha me kujdes dhe i lëmë mënjanë.
Për salcën, përziejmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve bashkë me të portokallit, vajin e ullirit, mustardën, timon, mjaltin dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.




