Sallatë

Sallate Mikse me Kërpudha dhe Speca të Pjekur

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram miks gjethesh (rukola, valeriana, radicchio, spinaq…)
  • 1 qepë e kuqe mesatare
  • 200 gram domate qershi
  • 5 – 6 kërpudha të skuqura
  • 3 – 4 speca të kuq të pjekur
  • ¼ filxhan fara kungulli
  • 100 gramë djathë parmigiano
  • 50 gramë pisha
  • Susam për dekor
  • Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga gjethet të cilat pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.

Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe domatet të cilët i kemi prerë në katër pjesë

Më pas kërpudhat e prera në feta të cilat i kemi skuqur më parë me pak gjalpë dhe kripë dhe shiritat e specave të pjekur.

Në fund shpërndajmë gjithandej farat e kungullit, djathin parmigiano të prerë në feta shumë të holla, farat e pishës dhe ato të susamit.

E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë për të gjithë ata që do ta provojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*