Sallatë Mikse me Portokall dhe Gorgonzola
Recipe by Rozafa
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings
4
servingsPrep time
20
minutesCooking time
0
minutesIngredientët
200 gram sallatë mikse
1 kokërr qepë e kuqe e vogël
10 domate qershi
1 kastravec mesatarë
3 lugë gjelle fara luledielli
1 kokërr portokall
½ filxhan arra
50 gram gorgonzola
Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
Aceto Balsamico kremoz
Përshkrimi
- Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga miksi i sallatave të cilën pasi e lajmë i lëm të kulloj dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
- Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe më pas shpërndajmë gjithandej domatet qershi, kastravecin dhe copat e portokallit.
- Në fund shtojmë djathin gorgonzola, farat e lulediellit dhe arrat e copëtuara me dorë të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.
- E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë për tryezën tuaj.