Ingredientët:
- 300 gram miks gjethesh (rukola, valeriana, radicchio, spinaq…)
- 1 qepë e kuqe mesatare
- 1 kavanoz filiza
- 250 gram domate qershi
- 1 molle e verdhë
- 1 kavanoz qiqra të ziera
- ½ filxhan arra
- ¼ filxhan fara kungulli
- ½ filxhan shegë të kuqe
- 2 lugë gjelle fara luledielli
- 100 gram djathë gorgonzola
- Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
- Aceto Balsamico kremoz
Përshkrimi:
Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga gjethet të cilat pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla dhe zbutur pak me dorë, shtojmë filizat, domatet të prera në feta
Më pas mollën e prerë në feta të holla bashkë me qiqrat e ziera.
Në fund shpërndajmë gjithandej farat e kungullit, farat e lulediellit, arrat e grira mesatarisht ose të thërrmuara me dore, copëzat e vogla të djathit gorgonzola dhe shegët.
E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një pjatë të bukur për tavolinën tuaj dhe një shije të mrekullueshme për të gjithë ata që do ta provojnë.




