Sallatë

Sallatë Shumëngjyrëshe

0 comments

Ingredientët:

  • 1 lakër e madhe Brukseli
  • 1 lakër e vogël e kuqe
  • 6 karota mesatare
  • 2 degë selino
  • 1 – 2 limona
  • Vaj ulliri + kripë

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë lakrat duke i hequr fletët e para dhe pas kësaj i ndajmë në dy pjesë, më pas qërojmë karotat dhe pastrojmë selinon.

Me një rende të holle grijmë në fillim karotat,  më pas selinon dhe në fund lakrat.

I vendosim në një enë të thellë, i përziejmë mirë dhe pas kësaj shtojmë kripë, vaj ulliri dhe limon sipas dëshirës.

Kjo sallatë është perfektë për të mbushur takos, gjiro apo pite.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*