Sallatë

Sallate Tabbouleh

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan bullgurë
  • 2 filxhan uji                                              
  • 5 tufa majdanoz                                                                 
  • 3 tufa mente                                                        
  • 3 kokrra domate mesatare                                                          
  • 2 kastravec mesatarë                                                         
  • 5 qepë të njoma pa bishtat
  • Për Salcën:
  • Lëngu dhe lëkura e një limoni
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji hurdha të grira (opsionale)

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë duke e shpëlare disa here bullgurin dhe pas kësaj e ziejmë me 2 filxhan ujë, 1 lugë gjelle gjalpë dhe ½ lugë çaji kripë, e përziejmë mirë dhe e lëm të marrë valë pas së cilës e ulim temperaturën tek mesatarja dhe e lëm të gatuhet për 20 – 30 minuta pa e prekur.

Pasi ka përfunduar minutazhi e përziejmë bullgurin disa herë në mënyrë që të avulloji lëngu I tepërt dhe e lëm mënjanë të ftohet ndërkohë që përgatisim pjesën tjetër.

Si fillim presim në kubik mesatarisht të vegjël kastravecët dhe domatet të cilat I kemi pastruar nga mesi I tyre I lëngshëm (dmth duhet vetëm tuli I domateve).

Mbi to shtojmë qepët e njoma, majdanozin dhe menten të grira shumë shumë hollë, I përziejmë mirë të gjitha dhe në fund shtojmë bullgurin.

Në fund përgatisim salcën ku në një kavanoz të vogël miksojmë të gjithë ingredientët për të (lëngun dhe lëkurën e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe hudhrat e grira) e mbyllim kavanozin me kapak dhe e tundim disa here në mënyrë që të gjithë ingredientët të miksohen më së miri.

Pasi e servirim sallatën e spërkasim me salcën e krijuar për një super shije dhe aromë pranverore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*