Ingredientët:
- 3 feta mesatare salmon
- 200 gram barbunja
- Lëngu i dy limonëve
- 1 limon me feta
- 10 domate qershi
- 50 gram fistik
- Për salcën me arrë kokosi:
- 1 filxhan qumësht arre kokosi
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji mustardë
- 1 lugë gjelle mente
- 1 lugë çaji stika të grira
Përshkrimi:
Salmonin e prerë në feta mesatare e spërkasim nga të dyja anët me kripë dhe e vendosim në tavën ku do ta pjekim.
Shpërndajmë gjithandej nëpër cepat e salmonit barbunjat të cilat i kemi zier 5 minuta dhe kulluar, vendosim duke shpërndarë gjithandej domatet qershi të prera në dy pjesë dhe fetat e limonit të prera hollë.
E spërkasim me pak vaj ulliri dhe rigon dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta.
Ndërkohë mënjanë në një tigan të vogël ziejmë qumështin e arrës së kokosit me 1 lugë gjelle gjalpë, dhe kur merr valë shtojmë niseshtenë e tretur në 3 lugë gjelle uji, e përziejmë shpejtë në mënyrë që mos të formohen kokrra dhe në fund shtojmë menten, mustardën dhe stikat e bëra pluhur.
Pasi e nxjerrim salmonin nga furra e spërkasim me salcën e arrës së kokosit, shpërndajmë gjithandej fistik të grirë trashë dhe e servirim duke dhuruar një shije shumë të veçantë dhe një drekë të shëndetshme.




