Ingredientët:
- 2 feta salmon
- 1 kokë brokoli, vetëm lulet
- 2 – 3 karota të vogla të holla
- 10 kokrra domate qershi
- 1 qepë e vogël e bardhë
- 20 gram ullinj të zinj
- 1 kokërr limon me feta
- Kripë + vaj ulliri + piper
- Lëngu i 1 limoni
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mire salmonin dhe e lëm të kullojë për 10 minuta.
Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim duke i spërkatur mirë me kripë dhe piper nga të dyja anët, shpërndajmë nëpër të brokolin, qepën e prerë në 8 pjesë, domatet qershi të ndara në dy pjesë dhe karotat.
Pas kësaj vendosim gjithandej ullinjtë dhe fetat e limonit.
Në fund i spërkasim mirë me kripë, piper, vaj ulliri dhe lëngun e limonëve dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta.
Pas kësaj i shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak oriz ose thjeshtë ashtu për një drekë të shëndetshme dhe shumë të shijshme.