Salmon me Domate, Ullinj dhe Djathë
Recipe by Rozafa
Course: MainDifficulty: Easy
Servings
5
servingsPrep time
15
minutesCooking time
40
minutesIngredientët
Lëngu i 2 limonëve
300 gram domate qershi
½ filxhan ullinj
1 kokërr qepë e kuqe e vogël
2 limonë me feta
100 gram djathë i bardhë
Kripë + piper + rigon
Përshkrimi
- Në fillim pastrojmë mire salmonin dhe e lëm të kullojë për 10 minuta.
- Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim duke i spërkatur mirë me kripë dhe piper nga të dyja anët, shpërndajmë nëpër të qepën e prerë në 8 pjesë, domatet qershi të ndara në dy pjesë dhe ullinjtë.
- Pas kësaj vendosim gjithandej djathin e bardhee të copëzuar mesatarisht dhe fetat e limonit.
- Në fund i spërkasim mirë me kripë, piper, vaj ulliri, rigon dhe lëngun e limonëve dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta.
- Pas kësaj i shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak oriz ose thjeshtë ashtu për një drekë të shëndetshme dhe shumë të shijshme.