Ingredientët:
- 3 feta salmon
- 200 gram asparagus
- 2 speca jeshil
- 15 kokrra domate qershi
- 1 qepë e vogël e kuqe
- 1 qepë e vogël e bardhë
- 3 lugë gjelle ullinj me feta
- 2 lugë gjelle kaperi
- 2 kokrra limon me feta
- Kripë + vaj ulliri + piper
- Lëngu i 2 limonëve
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mire salmonin dhe e lëm të kullojë për 10 minuta.
Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim, shpërndajmë nëpër të asparagët, specat e prerë në copëza mesatarisht të vogla, qepët e prera në 8 pjesë dhe domatet qershi të ndara në dy pjesë.
Pas kësaj hedhim gjithandej ullinjtë me feta, kaperit dhe fetat e limonit.
Në fund i spërkasim mirë me kripë, piper, vaj ulliri dhe lëngun e limonëve dhe pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta.
Pas kësaj i shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak oriz për të përftuar një shije thjesht të mrekullueshme.




