Ingredientët:
- 1 fetë e madhe salmon
- 200 gram barbunja të njoma
- 1 limon me feta
- 1/3 filxhan mustardë me kokrra
- 1/3 filxhan mjaltë
- 4 thelbi hudhra
- Lëngu i një limoni
- ½ lugë çaji fara speci djegës
- Kripë + piper sipas dëshirës
- Pak vaj ulliri
Përshkrimi:
Si fillim në një kupë të vogël përgatisim salcën e mustardës duke shtuar mustardën, mjaltin, hudhrat e grira, lëngun e limonit, specin djegës, kripën dhe piperin.
I përziejmë të gjithë derisa të formohet një masë e njëjtë me të cilën lyejmë mirë salmonin nga të dyja anët dhe e vendosim në enën ku do ta pjekim tek e cila më parë kemi shtruar barbunja (të cilat i kemi zier për 5 minuta dhe i kemi kulluar).
Vendosim nëpër barbunja fetat e limonit të prera holle, i spërkasim me pak kripë dhe vaj ulliri dhe e vendosim për ta pjekur në furre të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta.
Pas kësaj e shërbejmë menjëherë.