Ingredientët:
- 1 fetë e madhe salmon
- 3 lugë gjelle mjaltë
- 3 lugë gjelle salcë soje
- 3 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji fara speci djegës
- ½ lugë çaji hudhra të grira
- 1 lugë çaji fara mustarde
- Kripë dhe piper (sipas dëshirës)
Përshkrimi:
Në një tas mesatarë përziejmë mirë mjaltin me salcën e sojës, lëngun e limonit, vajin e ullirit, specin djegës, hudhrat e grira, farat e mustardës, kripën dhe piperin, e përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene e njëjtë
Pasi kemi pastruar mirë salmonin e vendosim në enën ku do ta pjekim pasi e kemi lyer mirë nga të gjitha anët me përzierjen e mësipërme (nëse mbetet nga përzierja e hedhim mbi sipërfaqen e salmonit)
E dekorojmë me feta limoni të prera dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas së cilave e nxjerrim nga furra e shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pure.




