Peshk, Pjata Kryesore

Salmon me Shije Mesdhetare

0 comments

Ingredientët:

  • Për Sallatën:
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • Lëngu i 2 limonëve
  • 1 lugë çaji rigon
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 300 gram domate qershi
  • ¼ filxhan ullinj
  • 1 – 2 kastravec të vegjël
  • 1 kokërr qepë e kuqe e vogël
  • 1 – 2 tufa kopër
  • Kripë + piper
  • Për Salmonin:
  • 1 kokërr qepë e madhe për poshtë
  • 2 limonë me feta për poshtë
  • Kripë + piper

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë vajin e ullirit me lëngun e limonëve, rigonin, djathin e bardhë të prerë në kubik, domatet qershi të prera ne 2 ose 4 pjesë, ullinjtë e plotë ose të prerë, kastravecët dhe qepën e kuqe të prerë në kubik, koperin e grirë, kripën dhe piperin.

Përzierjen e mësipërme e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e lëm të pushoj në frigorifer për aq kohe sa do i duhet salmonit te piqet (30 minuta)

Mënjanë në një enë shtrojmë qepën dhe limonin e prerë në feta dhe mbi to vendosim salmonin të cilin e kemi spërkatur nga të dyja anët me kripë dhe piper.

Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas së cilave e nxjerrim nga furra e lëm të pushoji 5 minuta dhe shtojmë mbi sipërfaqen e tij sallatën që kemi lënë të pushoj në frigorifer.

E servirim menjëherë duke përfituar një shije të mrekullueshme mediterane.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*