Embelsira, Kek

Sanvalentino Cupcake

0 comments

Ingredientët:

  • Për Cupcake:
  • 60 gram çokollatë
  • 130 gram miell për ëmbëlsira
  • 20 gram kakao
  • 200 gram sheqer
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 60 gram gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • ½ filxhan kos
  • ½ filxhan uji i valuar
  • Për Kremin:
  • 500 gram djathë philadelphia
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • ½ lugë çaji vanilje

Përshkrimi:

Në fillim shkrijmë çokollatën në banjë mari ose në mikrovalë me një lugë gjelle gjalpë dhe pas kësaj e lëm mënjanë të arrij temperaturë ambienti ndërkohë që do ta përdorim një moment të dytë.

Në një enë të thellë përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti e sheqerin me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të miksohen më së miri.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Kësaj mase i shtojmë kosin dhe çokollatën e shkrirë duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë tek e cila në fund shtojmë ujin e valuar, e përziejmë me kujdes dhe masën e përftuar e derdhim me ndihmën e një luge akulloreje (sepse kjo lloj luge na ndihmon shumë të kemi përafërsisht të njëjtën masë) në një tepsi për cupcake tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.

I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 20 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.

Për sa i përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të miksohen mirë dhe të përftojmë një krem të dendur dhe të shijshëm.

Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake sipas dëshirës duke e mbyllur me një luleshtrydhe të lyer me çokollatë.

Një cupcake i shijshësh, i bukur dhe që do të surprizoji të dashurit tuaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*