Brumra, Bukë

Simite me Susam

0 comments

Simite me Susam

Recipe by Rozafa Course: AppetizersDifficulty: Medium
Servings

8

servings
Prep time

1

hour 
Cooking time

45

minutes

Ingredientët

  • 1 filxhan 1 uji

  • 1 filxhan 1 qumësht

  • ½ filxhan ½ vaj luledielli

  • 1 kallëp 1 maja

  • 1 lugë gjelle 1 sheqer

  • 1 lugë çaji 1 kripë

  • 4 – 5 filxhan 4 – 5 miell

  • Susam + pekmez

Përshkrimi

  • Në një enë tresim majanë e birrës në qumështin e vakët dhe kur ajo të tretet plotësisht shtojmë kripen, sheqerin, dhe vajin e lulediellit.
  • Më pas shtojmë pak nga pak miellin duke e punuar vazhdimisht derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm I cili nuk ngjit më në anët e enës.
  • Brumin e përftuar e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 35 – 45 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.
  • Pas kësaj me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar (mua më dolën 12, por kjo varet sipas madhësisë së dëshiruar)
  • Mënjanë marrim 2 pjata të thellë dhe tek njëra hedhim susamin ndërsa tek tjetra hedhim 2 – 3 lugë gjelle pekmez të tretur me 1 lugë gjelle uji.
  • Marrim masën e parë të brumit dhe e punojmë me dorë duke formuar një shirit të cilin më pas e bashkojmë dhe e përdredhim duke formuar idenë e një gërshetoi më dy shirita.
  • E puthitim mirë në fund duke formuar një rreth dhe me kujdes e vendosim sipërfaqen e saj në pekmez duke u përpjekur që të lyhet në të gjithë anët, pas kësaj e kalojmë tek farat e susamit dhe në fund i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
  • Masat e formuara i vendosim të pushojnë përsëri në një vend të ngrohtë për 35 – 45 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tyre.
  • Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur dhe pas kësaj i konsumojmë duke përftuar një shije unike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*