Gjellë

Spinaq me Vezë, Burani

0 comments

Ingredientët:

  • 1 kg spinaq
  • 3 kokrra qepë mesatare
  • 4 qepë të njoma
  • 4 – 5 thelbi hudhra
  • 1 lugë gjelle nenexhik
  • 2 tufa majdanoz
  • 3 tufa kopër
  • 1 filxhan oriz + 1 filxhan uji
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle gjalpë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë spinaqin të cilin e lëm mënjanë të kulloj për pak minuta.

Në një enë të thelle skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e thatë të grirë mesatarisht, qepët e njoma dhe hudhrat, i përziejmë mirë derisa të zbuten dhe më pas shtojmë spinaqin të cilin e kemi prerë në copa mesatare.

Përzierjen e mësipërme e lëm të marrë valë dhe më pas e ulim temperaturën dhe e lëm në temperaturë të ulët për 15 minuta derisa të dalë yndyra në sipërfaqe.

Pas kësaj shtojmë nenexhikun e thatë, koperin dhe majdanozin e grirë holle, i përziejmë mirë dhe e mbyllim duke shtuar orizin. (bashkë me orizin shtojmë edhe ujin)

Masën e mësipërme e vendosim përsëri të ziej derisa të marre valë dhe pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëm të gatuhet me temperaturë të ulët për rreth 30 minuta ose derisa orizi të gatuhet plotësisht.

Para se ta konsumojmë e vendosim në një enë dhe mbi të shtojmë një vezë, pak kripë dhe piper mbi vezën dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C derisa veza të behet (koha varet nga fortësia e vezës).

Burania mund të konsumohet edhe pa veze por me lëng limoni ose kos.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*