Supa

Supë e Thjeshtë me Panxharë

0 comments

Ingredientët:

  • 4 – 5 panxharë mesatarë
  • 1 copë mish sipas dëshirës
  • 100 gram parmigiano regiano
  • 1 lugë çaji kripë
  • vaj ulliri (sipas dëshirës)
  • Kos grek + piper për dekor

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe qërojmë panxharët dhe pas kësaj i presim ne pjesë të mëdha dhe i vendosim në enë ku do ti ziejmë.

Shtojmë një copë mish sipas dëshirës (vetëm tul) dhe e mbulojmë me uji dy gisht mbi sipërfaqen e panxharit, në fund shtojmë kripën dhe e lëm të ziej derisa të gatuhet plotësisht mishi dhe panxhari.

Pas kësaj me ndihmën e një frulatori dore e bluajmë derisa të përftojmë një masë të njëjtë kremoze (unë mishin e copëzoj dhe e bluaj por ju mund ta hiqni sepse kjo varet sipas shijes)

Pasi e kemi bluar shtojmë djathin parmigiano të grirë dhe e bluajmë përsëri, e provojmë nëse ka nevojë për kripë dhe nëse është ashtu siç e duam ne e shërbejmë duke e zbukuruar me pak kos grek dhe majdanoz. .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*