Supë Krem me Kërpudha
Recipe by Rozafa
Course: SoupsDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
40
minutesIngredientët
2 kokrra qepë mesatare
1 kg kërpudha
½ filxhan thjerëza të kuqe
¼ filxhan verë e bardhë
2 lugë gjelle salcë domate
2 degë timo
Kripë + piper
2 filxhan qumësht
4 filxhan uji
Përshkrimi
- Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepët e grira imët dhe më pas shtojmë kërpudhat e prera në copa te vogla, i përziejmë disa herë derisa të skuqen dhe në fund shtojmë verën e bardhë, dhe presim derisa vera të avullojë.
- Më pas shtojmë thjerëzat, dhe qumështin, i përziejmë dhe e mbyllim duke shtuar ujin dhe degët e timos.
- E rregullojmë me pak piper dhe kripë nëse është e nevojshme dhe e lëm të marre valë.
- Pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëm të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati përreth 30 – 40 minuta.
- Para se ta shërbejmë e bluajmë me blender për të përftuar një trajtë kremoze dhe e servirim duke e zbukuruar me bajame të pjekura të prera në feta dhe piper të kuq.




