Ingredientët:
- 2 presh mesatarë (vetëm pjesa e bardhë)
- 2 kokrra qepë mesatare
- 1 lugë çaji hudhra të grira
- 4 patate mesatare
- 500 gram bizele
- 1 degë selino
- 1 ½ lugë çaji borzilok
- ½ lugë çaji timo
- 2 lugë gjelle gjalpë + vaj ulliri
- Kripë + piper
- 2 litra uji/lëng mishi ose perimesh
- Kos grek + lëng limoni
Përshkrimi:
Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë prasin e prerë holle, qepën dhe hudhrat e grira.
Pas kësaj shtojmë patatet dhe selinonë të prera në copa mesatarisht të vogla dhe i përziejmë mirë duke i skuqur pak.
Vazhdojmë duke shtuar bizelet, borzilokun, timon, kripë e piper, I përziejmë mire dhe në fund shtojmë ujin ose lëngun e mishit (sasia e ujit varet nga hollësia e supës kështu që është sipas dëshirës).
Pasi merr valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati përreth 30 – 40 minuta.
Në fund para se ta frulojmë e provojmë dhe një herë për kripë dhe e bluajmë derisa të arrijmë një masë kremoze.
Supën e shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak piper, vaj me spec djegës ose kos grek të përzier me lëng limoni.