Ingredientët:
- 1 lugë gjelle gjalpë + vaj ulliri
- 2 kokrra qepë mesatare
- 3 – 4 thelbi hudhra
- 3 karota mesatare
- 1 ½ filxhan fava
- 1 kokërr patate
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- ¼ lugë çaji turmeric
- 1 – 2 lugë çaji kripë
- 6 – 7 filxhan uji/lëng mishi/lëng perimesh
Përshkrimi:
Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë holle bashkë me hudhrat e grira.
Pas kësaj shtojmë patatet dhe karotat të prera në copa mesatarisht të vogla dhe i përziejmë mirë duke i skuqur pak.
Vazhdojmë duke shtuar favën të cilën e kemi pastruar me parë, salcën e domates, turmerikun e kripë nëse është e nevojshme, i përziejmë mire dhe në fund shtojmë ujin ose lëngun e mishit (sasia e ujit varet nga hollësia e supës kështu që është sipas dëshirës).
Pasi merr valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati përreth 30 – 40 minuta.
Në fund para se ta e bluajmë derisa të arrijmë një masë kremoze.
Supën e shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak piper, vaj me spec djegës ose lëng limoni.




