Supa

Supe me Kërpudha dhe Qumësht

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram kërpudha
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle miell
  • 500 ml qumësht
  • 1.5 litra ujë ose lëng pule
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak piper + spec i kuq

Përshkrimi:

Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë imët dhe më pas shtojmë kërpudhat e prera në copa te vogla, i përziejmë disa herë derisa të skuqen.

Më pas shtojmë miellin e trazojmë mirë dhe fillojmë shtojmë pak nga pak ujin ose lëngun e pulës të cilin e kemi zier mënjanë dhe është i nxehtë.

I përziejmë vazhdimisht të gjitha me kujdes dhe vazhdojmë duke shtuar qumështin që gjithashtu e kemi të nxehtë.

E rregullojmë me pak piper dhe kripë nëse është e nevojshme dhe e lëm të marre valë.

Pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëm të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati përreth 30 – 40 minuta.

Parasë ta shërbejmë e zbukurojmë me spec të kuq të ëmbël ose djegës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*