Ingredientët:
- 1 kg kos
- 1 litër ujë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 kokrra vezë
- ½ filxhan bullgurë
- ½ lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji nenexhik
- Piper sipas dëshirës
Përshkrimi:
Para së gjithash fusim bullgurin në uji dhe e lëm të pushoj për 30 minuta.
Në një enë të thellë përziejmë mirë kosin me miellin, vezën dhe kripën derisa të krijohet një masë e njëjtë homogjene.
Pas kësaj fillojmë shtojmë pak nga pak ujin duke e përzier vazhdimisht dhe e vendosim në zjarr dhe në këtë moment shtojmë bullgurin të cilin e kemi hequr nga uji, dhe e kemi shpëlarë.
Nuk e ndalojmë asnjë sekonda përzierjen pasi kosi mund të pritet ose te ngjisë mielli.
E kuptojmë që supa është gati kur fillon të trashet dhe krijon një si ajkë në sipërfaqe.
Mënjanë skuqim pak gjalpë me nenexhik, piper dhe 1 majë luge çaji kripë dhe sapo të marrë valë e kthejmë tek supa, e përziejmë dhe një herë dhe e kemi gati për ta servirur me pak bukë të thekur.





Ti je duar arte kaq te mira duken kaq te mira ❤️❤️
Ana të falenderoj shumë shumë zemër ❤️❤️❤️❤️