Ingredientët:
- 1 kg kos
- 1 litër ujë
- 2 – 3 lugë gjelle miell
- 2 të kuq veze
- ½ filxhan bullgurë
- ½ lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji nenexhik
Përshkrimi:
Në një enë të thellë ziejmë bullgurin me 1 ½ filxhan ujë sa të zbutet pak (sepse do të gatuhet plotësisht me supën).
Pas kësaj shtojmë pjesën tjetër të ujit e kripën dhe e lëm të marrë valë.
Mënjanë përziejmë kosin me miellin dhe të kuqin e vezëve derisa të arrijmë një masë të njëjtë kremoze.
Tek masa e kosit hedhim një garuzhde nga uji me bullgurë dhe e përziejmë shpejt pa u ndalur ne mënyrë që kosi mos të prihet dhe pas kësaj kosin e kthejmë tek ena me uji duke vazhduar përzierjen.
E kuptojmë që supa është gati kur fillon të trashet dhe krijon një si ajkë në sipërfaqe.
Mënjanë skuqim pak gjalpë me nenexhik dhe 1 majë luge çaji kripë dhe sapo të marrë valë e kthejmë tek supa, e përziejmë dhe një herë dhe e kemi gati për ta servirur me pak bukë të thekur.




