Ingredientët:
- 1 litër kos
- 3 kokrra vezë
- 1 ½ lugë gjelle miell
- ½ filxhan grurë
- 5 filxhan lëng mishi
- 1 ½ lugë çaji kripë
- 1 tufe majdanoz
- Vaj ulliri dhe lëng limoni
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë grurin duke e shpëlarë 2 – 3 herë dhe pas kësaj e lëm të pushoj duke e mbuluar me ujë (1/2 filxhan grurë në 2 filxhan ujë) për 4 orë ose gjithë natën nëse është e mundur pasi do jetë më e lehtë gatimi më pas.
Grurin të cilin e kemi lënë në ujë e shpëlajmë përsëri dhe pas kësaj e ziejmë me lëngun e mishit dhe kripën.
Mënjanë përziejmë kosin me miellin dhe vezët derisa të arrijmë një masë të njëjtë kremoze tek e cila ne fund shtojmë vajin dhe pak kripë nëse është e nevojshme.
Tek masa e kosit hedhim një garuzhde nga uji me bullgurë dhe e përziejmë shpejt pa u ndalur ne mënyrë që kosi mos të prihet dhe pas kësaj kosin e kthejmë tek ena me lëngun e mishit duke vazhduar përzierjen (rreth 30 minuta).
E kuptojmë që supa është gati kur fillon të trashet dhe krijon një si ajkë në sipërfaqe.
E shërbejmë të ngrohtë me pak vaj ulliri, lëng limoni dhe majdanoz të grirë në sipërfaqe.

