Supë me Perime dhe Pule
Recipe by Rozafa
Course: SoupsDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
30
minutesCalories
300
kcalIngredientët
1 zog pule fshati
1 kokërr qepë
2 kokrra patate
2 karota mesatarisht të vogla
2 thelbi hudhra
½ filxhan bizele
¼ filxhan thjerëza të kuqe
½ filxhan makarona të copëtuara
5 filxhan uji
Vaj ulliri
Kripë + Piper
Përshkrimi
- Në fillim ziejmë zogun e pulës me pak vaj ulliri dhe kripë dhe pasi ka zier e ndajmë mishin nga lëngu dhe e lëm mënjanë.
- Në një enë të thelle (unë zakonisht përdor tenxheren me presion për supat) skuqim qepën e grirë hollë dhe hudhrat me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë.
- Kur qepa fillon të zbutet shtojmë patatet dhe karotat e prera në kubikë, i përziejmë për pak minuta dhe vazhdojmë duke shtuar thjerrëzat e kuqe dhe bizelet dhe e lëm të marrë valë, më pas e ulim temperaturën dhe e lëm të zieji për 30 minuta në temperature të ulët.
- Pasi të gjithë ingredientët e mësipërm kanë zier shtojmë makaronat dhe pulën e copëzuar dhe e lëm 10 – 15 minuta derisa makaronat të gatuhen plotësisht.
- Pas kësaj e servirim të ngrohtë dukë marë një vakt të plotë me vitamina dhe proteina.




