Supa

Supë me Pras dhe Patate të Ëmbël

0 comments

Ingredientët:

  • 4 pras mesatarë (vetëm pjesa e bardhë)
  • 1 lugë çaji hudhra  
  • 2 patate të ëmbla të mëdha
  • 2 patate të zakonshme të mëdha
  • 4 – 5 karota mesatare
  • 2 degë të vogla rozmarinë
  • 1.5 litra lëng pule
  • 2 lugë çaji kripë

Përshkrimi:

Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë hudhrat e grira dhe prasin e prerë holle.

Pas kësaj shtojmë dy llojet e patateve të prera në copa mesatarisht të vogla bashkë me karotat e prera në copa dhe I përziejmë mirë duke i skuqur pak

Në fund shtojmë ujin ose lëngun e pulës i cili duhet të jetë diku 2 gusht mbi sipërfaqen e përbërësve, (sasia e ujit varet nga hollësia e supës kështu që është sipas dëshirës) shtojmë piper, kripë përsëri nëse është e nevojshme dhe degën e rozmarinës dhe e lëm të marrë valë

Pas merr valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati përreth 30 – 40 minuta.

Në fund para se ta frulojmë e provojmë dhe një herë për kripë dhe e bluajmë derisa të arrijmë një masë kremoze.

Supën e shërbejmë menjëherë të shoqëruar me pak piper, vaj me spec djegës ose rozmarinë dhe bukë të thekur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*