Supë me Thjerëza dhe Aceto Balsamico
Recipe by Rozafa
Course: Soups, MainDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
40
minutesIngredientët
2 filxhan thjerëza
2 kokrra qepë të mëdha
2 kokrra patate
4 karota mesatarisht të vogla
4 thelbi hudhra
2 gjethe dafine
3 lugë gjelle salcë domate
5 filxhan uji
1 lugë çaji timo
Vaj ulliri
Kripë + Piper
Përshkrimi
- Si fillim pastrojmë mirë thjerrëzat dhe i lëm të pushojnë të mbuluara me ujë për 1 – 2 orë në mënyrë që të gatuhen më shpejtë
- Mënjanë skuqim me pak vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë shumë hollë bashkë me hudhrat derisa të thahet lëngu dhe qepa të gatuhet disi.
- Më pas shtojmë patate dhe karotat e prerë në kubik të vegjël dhe i përziejmë mirë të gjitha duke i skuqur lehtë.
- Në fund shtojmë thjerëzat të cilat i kemi shpëlarë dhe kulluar, salcën e domates, kripë, piper, timon dhe e përziejmë disa herë në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen më së miri me njëri tjetrin.
- Përzierjes së mësipërme i shtojmë ujin të cilin unë zakonisht e llogaris diku 4 gisht mbi sipërfaqen e përbërësve ose më shumë nëse e dëshironi më të lëngshme.
- Pas kësaj e lëm të marrë valë (unë zakonisht përdor tenxheren me presion për të gatuar agrumet) dhe pasi ka mare valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej në temperaturë të ulët për 30 – 40 minuta.
- Para se ta konsumojmë sipas dëshirës i shtojmë 1 lugë gjelle aceto balsamiko për një shije më të veçantë dhe speciale.




