Supa

Supë me Thjerëza të Kuqe

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan thjerëza të kuqe
  • 1 kokërr qepë
  • 2 karota mesatare
  • 1 kokërr patate e madhe
  • ½ filxhan bullgurë
  • 2 lugë gjelle salcë domate
  • 2 lugë gjelle salcë speci
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 litra uji/ lëng mishi
  • Kripe + piper
  • Për Zbukurim:
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji nenexhik
  • 1 lugë çaji spec i kuq
  • Pak kripë

Përshkrimi:

Në një enë të thelle (unë zakonisht përdor tenxheren me presion për supat) skuqim qepën e grirë mesatarisht me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë.

Kur qepa fillon të zbutet shtojmë pataten dhe karotat e prera në copa mesatare, i përziejmë për pak minuta dhe vazhdojmë duke shtuar thjerëzat e kuqe bashkë me bullgurin të cilët i kemi pastruar dhe shpëlare me parë,  salcën e specit dhe të domates, i përziejmë mire për pak minuta duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Ne fund shtojmë lëngun e mishit dhe e lëm të marrë valë dhe me pas e ulim temperaturën dhe e lëm të zieji për 40 minuta në temperature të ulët.

Pas kësaj e hapim dhe shikojmë nëse të gjithë përbërësit janë gatuar për ta frulluar me ndihmën e një blenderi dore ose të qëndrueshëm në mënyre që të kemi një supë kremoze

Mënjanë në një tigan të vogël skuqim pak gjalpë me nenexhikun, specin e kuq dhe kripë dhe ja hedhim supës në sipërfaqe, e përziejmë mirë dhe e servirim të ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*