Ingredientët:
- 1 pako tortilla
- Guacamole
- Sallatë me rukola
- Për salcën me Pjeshka:
- 3 pjeshka mesatare
- 1 domate e madhe
- 2 speca jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 spec djegës
- 1 qepë e vogël e kuqe
- Lëngu i një limoni
- 1 tufë majdanoz
- Kripë + piper
Përshkrimi:
Si fillim pastrojmë mirë të gjithë ingredientët për salcën me pjeshka dhe më pas fillojmë dhe i grijmë shumë imët specat jeshil, specin e kuq, specin djegës, qepën e kuqe dhe majdanozin.
Më pas qërojmë nga të gjitha farat domaten dhe e presim në kubikë mesatarisht të vegjël dhe pasojmë duke qëruar dhe prerë pjeshkat në kubike.
I përziejmë të gjitha bashkë, shtojmë kripë dhe lëng limoni dhe e lëmë mënjanë ndërkohë që fillojmë mbushjen e takove.
Në fundin e secilës tako vendosim pak sallatë rukola, mbi të guakamole dhe në fund e mbushim me salcën me pjeshka, e përkasim me pak kripë nëse nuk ka mjaftueshëm dhe e konsumojmë menjëherë duke përftuar një shije të veçantë verore.
Unë këtë radhë takot i bleva të gatshme por mund të gjeni recetën e përgatitjes së tyre tek postimet e kaluara.




