Antipasta

Takos Sipas Mënyrës Time

0 comments

Ingredientët:

  • Për tortilla:
  • 200 gram miell misri
  • 150 gram miell gruri
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji kripë
  • 250 ml uji
  • Mish i grirë me Salcë Pikante:
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 500 gram mish i grirë
  • Vaj + 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë + piper
  • ¼ filxhan verë e kuqe
  • 2 – 3 lugë gjelle salcë pikante
  • Për Mbushjen:
  • Sallatë mikse për Tacos
  • Guacamole
  • Salcë me panxhar të kuq
  • Sallatë jeshile mikse
  • Sallatë me lakër
  • Salcë Kosi

Përshkrimi:

Në një enë mesatarisht të thelle përziejmë mirë miellin e grurit dhe atë të misrit tek të cilët shtojmë vaj ulliri dhe kripë.

Pas kësaj shtojmë pak nga pak ujin dhe e punojmë brumin derisa të arrijmë një brumë të qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Masën e përftuar e ndajmë në rrathë të barabartë të cilët i hapim me kujdes me ndihmën e një petëze (pec/okllai) dhe i skuqim me shumë pak vaj duke i kthyer nga të dyja anët.

Pasi i kemi skuqur petën e palosim pak me kujdes por jo plotësisht sa për të përftuar një hapësirë midis të cilën do ta mbushim më pas.

Për sa i përket mishit në një enë të thelle skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë holle dhe kur qepa fillon të zbutet shtojmë mishin e grirë, piper, pak spec djegës dhe e përziejmë vazhdimisht derisa mishi të gatuhet pothuajse plotësisht, pas kësaj shtojmë salcën pikante, e trazojmë mirë dhe në fund e shuajmë me verë.

Pjesa tjetër e mbushjes është opsionale dhe unë disa i kam mbushur me Sallatë jeshile Mikse dhe Salcë me Panxhar, disa me Sallatë për Tacos dhe Quacamole, disa me Sallatë me Lakër Shumëngjyrëshe, Mish të Grirë dhe Salcë Kosi.

Recetat për mbushjen mund ti gjeni të gjitha të postuara në blog (www.rozafacooking.com)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*