Embelsira, Krem

Tartë me Krem Arre Kokosi dhe Philadelhia

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë brisee rrumbullake
  • 3 filxhan qumësht
  • ½ filxhan miell
  • ¾ filxhan sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 60 – 80 gram gjalpë
  • 250 gram arrë kokosi e grirë
  • 250 gram djathë Philadelphia
  • 1 lugë çaj ekstrakt vanilje 
  • 1 – 2 lugë gjelle sheqer pluhur

Përshkrimi:

Marrim petën brisee e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli, ngjeshim mirë  anët dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë vendosim një letër kuzhinë dhe letrën e mbushim plot me fasule të pa bëra (te cilat i përdorim vetëm për pjekje), e fusim në furre të para ngrohur 200°C për 15 minuta pas të cilave e heqim letrën e kuzhinës bashkë me fasulet dhe e fusim përsëri në furrë për 15 minuta të tjera domethënë një total prej 30 minutash.

Pasi e shikojmë që peta ka mare një ngjyrë kafe e nxjerrim nga furra dhe e lëm të ftohet ndërkohë që përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë mire sheqerin me vezët, miellin, vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatarë duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashët, 2 minutat e fundit shtojmë gjalpin dhe e heqim nga zjarri.

Vazhdojmë duke shtuar arrën e kokosit të grirë, e përziejmë mire, e hedhim në një enë tjetër dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e kremit me një qese kuzhine në mënyre që mos të krijoj një cipë në sipërfaqe.

Pasi kremi është ftohur e hedhim duke e ngjeshur me kujdes mbi petën brisee që kemi pjekur më parë dhe mbi të gjithë sipërfaqen e kremit shtojmë djathin Philadelphia të cilin e kemi rrahur me sheqerin pluhur dhe me një lugë çaj vaj arre kokosi.

Në fund e zbukurojmë sipas dëshirës. Rekomandohet të qëndroj minimumi 4 orë në frigorifer parasë ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*