Tartë me Krem Mascarpone dhe Rrush të Karamelizuar
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Medium
Servings
8
servings30
30
minutesCooking time
40
minutesIngredientët
1 petë Brisee
Për pjesën Kremoze:
250 gram kos grek i trashë
250 gram mascarpone
2 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Për shtresën me rrush të zi
1 bistak rrush
3 lugë gjelle sheqer kane
2 lugë gjelle mjaltë
3 lugë gjelle uji
1 lugë gjelle boronica
Përshkrimi
- Këtë radhë unë nuk kisha shumë kohë ta bëja petën vetë kështu që mora një petë brisë të gatshme të cilën pasi e shtrojmë në tepsinë e lyer më parë me vaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 15 minuta të mbuluar me një letër kuzhine mbi të cilën kemi derdhur qiqra apo fasule të pa gatuara të cilat ndihmojnë që peta mos të fryhet.
- Pas 15 minutash i heqim qiqrat apo fasulet dhe e rikthejmë petën në furrë të piqet 15 minuta të tjera pas së cilave e nxjerrim nga furra dhe e lëm të ftohet plotësisht parasë të shtojmë kremin.
- Mënjanë përgatisim rrushin e karamelizuar të cilin e kemi prerë në dy pjesë dhe e kemi hedhur në një enë të vogël bashkë me sheqerin, mjaltin, ujin dhe boronicat, e trazojmë derisa të filloj të bëj bulëza dhe lëngu i krijuar të trashet disi.
- Pas kësaj e heqim dhe e lëm mënjanë të ftohet plotësisht.
- Ndërkohë përgatisim kremin ku në një enë mesatare përziejmë mascarponen e sheqerin pluhur dhe i përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila më pas shtojmë kosin grek dhe vazhdojmë e përziejmë, në fund shtojmë ekstraktin e vaniljes dhe e vendosim mbi sipërfaqen e petës duke e rregulluar mirë me spatul.
- Në fund e zbukurojmë me rrushin të cilin e kemi në temperaturë ambienti dhe e konsumojmë menjëherë duke përftuar një ëmbëlsirë me super shije.




