Ingredientët:
- Për kremin me vanilje:
- 800 gram qumësht
- 1 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle niseshte
- ½ filxhan sheqer
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 majë luge çaji kripë
- Për Zbukurim:
- Luleshtrydhe
- Boronica
- Manaferra
- Çokollatë
- 1 pako biskota me kakao sipas dëshirës
- 100 gram arra të grira imët
- 50 gram gjalpë
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë biskotat bashkë me arrat derisa të përftojmë një masë shumë të hollë të bërë miell të cilën e përziejmë me gjalpin e shkrirë derisa të arrij një formë të qëndrueshme (dmth nëse e mbledhim me duar dhe e lëshojmë e mban formën).
Masën e përftuar e shtrojmë në fundin e enës ku do të ndërtojmë tartën duke e ngjeshur mirë në anët dhe fundin e enës me ndihmën e fundit të një gotë.
Pas kësaj e lëm të pushoji në frigorifer ndërkohë që përgatisim kremin me vanilje.
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.
Rreth 2 minuta para se ta heqim shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.
(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).
Masën e përftuar e hedhim mbi shtresën e biskotës të cilën e kemi lënë të pushoj në frigorifer dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturë ambienti pa e lëvizur.
Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 2 orë dhe më pas e nxjerrim për ta dekoruar sipas dëshirës me fruta të ndryshme dhe e rikthejmë përsëri në frigorifer për të pushuar 6 orë para se ta konsumojmë.




