Embelsira, Krem

Tartë me Krem Vanilje dhe Vezë Çokollate

0 comments

Ingredientët:

  • Për kremin me vanilje:
  • 800 gram qumësht
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • ½ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 pako biskota me çokollatë
  • 80 gram lajthi të grira imët
  • 3 – 4 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • Për Zbukurim:
  • Vezë të vogla me Çokollatë
  • Luleshtrydhe

Përshkrimi:

Në një grirës elektrik grijmë biskotat me çokollatë bashkë me lajthitë e pastruara derisa të përftojmë një masë  shumë të hollë të bërë miell të cilën e përziejmë me vajin e arrës së kokosit derisa të arrij një formë të qëndrueshme (dmth nëse e mbledhim me duar dhe e lëshojmë e mban formën).

Masën e përftuar e shtrojmë në fundin e enës ku do të ndërtojmë tartën duke e ngjeshur mirë në anët dhe fundin e enës me ndihmën e fundit të një gotë.

Pas kësaj e lëm të pushoji në frigorifer ndërkohë që përgatisim kremin me vanilje.

Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin me vezën, miellin, niseshtenë, kripën e vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin, e vendosim në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet.

Pasi e heqim nga zjarri shtojmë gjalpin dhe e përziejmë që të tretet plotësisht.

(kremin duhet ta përziejmë gjatë gjithë kohës në mënyre që mos të ngjisë në fundin e enës, e kuptojmë që është gati kur krijon mes bulëzave në sipërfaqe një ajkë të hollë).

Masën e përftuar e hedhim mbi shtresën e biskotës të cilën e kemi lënë të pushoj në frigorifer dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturë ambienti pa e lëvizur.

Pasi kremi është ftohur e fusim në frigorifer për minimum 4 orë dhe më pas e nxjerrim për ta dekoruar sipas dëshirës me luleshtrydhe dhe vezë çokollatë meqenëse jemi në periudhën e pashkëve.

Pasi e kemi dekoruar e rikthejmë përsëri në frigorifer për të pushuar 6 orë para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*