Embelsira, Tarta

Tartë me Mollë Shumëngjyrëshe

1 comment

Ingredientët:

  • 200 gram gjalpë
  • ½ filxhan sheqer i bardhë
  • 2 ½ filxhan miell
  • 1 vezë e plotë
  • ½ lugë çaji lëkurë portokalli
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 kavanoz reçel portokalli (200 gram)
  • ½ filxhan arra
  • 2 mollë të kuqe
  • 2 mollë jeshile
  • 2 molle të verdha

Përshkrimi:

Parasë të fillojmë përgatitjen e tartës pastrojmë mollët dhe i heqim pjesën e mesit. Pas kësaj i presim me feta të holla dhe i lëm mënjanë.

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, vezën dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë  brumi mesatarisht të forte i cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi i ngjashëm me atë të gurabijeve).

Brumin e përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull

Vazhdojmë duke shtruar një shtresë të hollë reçel portokall në të gjithë sipërfaqen e brumit dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e thërrmuara mesatarisht me dorë.

Pas kësaj vendosim me kujdes mollët që kemi lënë mënjanë duke i vendosur një nga një duke lënë një hapësirë shumë të vogël nga njëra tjetra.

Tartën e pjekim në furë të para ngrohur 200°C për 50 – 60 minuta. (duhet të bëjmë kujdes dhe ta bëjmë këtë tartë në një enë të thellë pas molla gjatë pjekjes lëshon lëng dhe mund të derdhet, gjithashtu duhet të bëjmë kujdes që të piqet mirë e mos të qëndroj e butë në mes dhe për këtë rekomandoj të vihet rreth 5 minuta në pjesën e fundit të furrës)

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta presim pasi pjesa e biskotës është ende e butë dhe reçeli i nxehtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*