Embelsira, Tarta

Tartë me Mollë

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram gjalpë
  • ½ filxhan sheqer i bardhë
  • 2 ½ filxhan miell
  • 1 vezë e plotë
  • ½ lugë çaji lëkurë portokalli
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 kavanoz reçel portokalli (250gr)
  • ½ filxhan arra
  • 4 molle të mëdha

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, vezën dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë  brumi mesatarisht të forte i cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi i ngjashëm me atë të gurabijeve).

Brumin e përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull

Vazhdojmë duke shtruar reçelin e portokallit në të gjithë sipërfaqen dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e thërrmuara mesatarisht me dorë.

Pas kësaj vendosim me kujdes mollët të cilat i kemi qëruar dhe prerë me feta, e dekorojmë sipas dëshirës dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta presim pasi pjesa e biskotës është ende e butë dhe reçeli i nxehtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*