Ingredientët:
- 250 gram gjalpë
- ½ filxhan sheqer i bardhë
- 2 ½ filxhan miell
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 kavanoz reçel qershie (250gr)
- ½ filxhan arra të thërrmuara
- 500 gram qershi pa bërthamë
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, vezën dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.
Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë brumi mesatarisht të forte i cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi i ngjashëm me atë të gurabijeve).
Brumin e përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull
Vazhdojmë duke shtruar reçelin e qershisë në të gjithë sipërfaqen dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e thërrmuara mesatarisht me dorë.
Pas kësaj vendosim me kujdes qershitë të cilën i kemi pastruar më parë duke i hequr bërthamën, e mbushim të gjithë sipërfaqen me to dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta presim pasi pjesa e biskotës është ende e butë dhe reçeli i nxehtë.
Për një shije ideale rekomandoj të shoqërohet me akullore me vanilje.




