Tartë me Recel dhe Kumbulla të Freskëta
Recipe by Rozafa
Course: Embelsira, TartaDifficulty: Medium
Racione
8
copaKoha e Përgatitjes
20
minutesKoha e Gatimit
45
minutesIngredientët
250 gram gjalpë
½ filxhan sheqer I bardhë
2 t ë kuq veze
Lëkura e një portokalli
2 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
½ luge çaj pluhur pjekës
1 majë luge kripë
5 – 6 lugë gjelle reçel kumbulle
½ filxhan arra te grira me dorë
10 kokrra kumbulla te prera ne feta
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, te kuqin e vezëve dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.
- Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë brumi mesatarisht të forte I cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi I ngjashëm me atë të gurabijeve).
- Brumin e përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull.
- Vazhdojmë duke shtruar reçelin e kumbullës në të gjithë sipërfaqen dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e grira.
- Në fund e dekorojmë sipas dëshirës me fetat e kumbullave të prera holle dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta servirim.
- Do ishte ideale e shoqëruar me akullore me vanilje.





Sallate