Embelsira, Tarta

Tartë me Reçel dhe Mbulesë Krokante

0 comments

Ingredientët:

  • 2 filxhan miell                                                                  
  • 1 filxhan miell arre kokosi                                   
  • 1 filxhan sheqer                                                   
  • 200 gram gjalpë                                                                                 
  • 1 kokërr vezë                                                       
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës                                      
  • ½ lugë çaji kripë
  • Lëkura e një portokalli
  • ½ filxhan arra të grira trashë
  • 250 gram reçel manaferre

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, vezën dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me miellin e arrës së kokosit, pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë  brumi mesatarisht të forte i cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi i ngjashëm me atë të gurabijeve)

Treçerekun e brumit të përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull

Vazhdojmë duke shtruar reçelin në të gjithë sipërfaqen dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e grira.

Tek brumi që ka mbetur shtojmë dhe pak miellin duke e punuar me dorë derisa të formohen kokrriza të vogla të cilat i hedhim mbi të gjithë sipërfaqen e reçelit, në fund e  shtypim shumë lehtë me dorë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta presim

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*