Embelsira, Tarta

Tartë me Reçel Limoni

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram gjalpë
  • 1/3 filxhan sheqer i bardhë
  • 1 vezë e plotë
  • ½ lugë çaji lëkurë portokalli
  • 2 ½ filxhan miell
  • ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge kripë
  • 1 kavanoz reçel sipas limoni
  • ½ filxhan arra të grira trashë

Përshkrimi :

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin me sheqerin, vezën dhe lëkurën e grirë të portokallit për pak minuta.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën, vazhdojmë e punojmë derisa të arrijmë një masë  brumi mesatarisht të forte i cili nuk ngjit në anët e enës (një masë brumi i ngjashëm me atë të gurabijeve).

Treçerekun e brumit të përftuar e shtrojmë ne një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli, dhe e ngjeshim me gishtërinj në të gjithë sipërfaqen e tepsisë duke krijuar dhe një bordurë rreth e rrotull

Vazhdojmë duke shtruar reçelin e limonit në të gjithë sipërfaqen dhe shpërndajmë gjithandej mbi të arrat e grira.

Brumin e mbetur e hapim me ndihmën e një petëz (pec/okllai) dhe presim mbi të disa forma pemësh meqënëse jemi në atmosferë festash dhe i vendosim me kujdes mbi sipërfaqen e reçelit.

Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet plotësisht para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*