Peshk, Pjata Kryesore

Tavë Levreku me Qepë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 levrek rreth 1 kg
  • 2 kg qepë
  • 2 kokë hudhra
  • 2 lugë gjelle salcë domate
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji piper
  • 1 lugë çaji kripë
  • ¼ filxhan uthull rrushi
  • Vaj ulliri sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në një enë të thellë grijmë mesatarisht qepën dhe hudhrat e prera në feta të cilat i skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Kur qepa fillon të zbutet shtojmë salcën e domates, pak kripë nëse është e nevojshme dhe e lëm të marrë valë pas së cilës e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej për 30 minuta derisa të dale yndyra në sipërfaqe.

Në ketë pikë shtojmë uthullën dhe specin e kuq të ëmbël dhe masën e përftuar e shtrojmë në tepsinë ku do të pjekim peshkun.

Levrekun pasi e kemi pastruar e presim sipas dëshirës dhe e vendosim mbi përzierjen e mësipërme, e spërkasim me pak vaj ulliri e kripë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 60 minuta ose derisa yndyra të dale në sipërfaqe..

Pasi e nxjerrim nga furra e konsumojmë të ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*