Peshk, Pjata Kryesore

Tavë me Barbun, Domate dhe Qepë të Njoma

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram barbun
  • Lëngu i dy limonëve
  • 2 limon me feta
  • 1 lugë çaji kripë
  • Vaj ulliri sipas dëshirës
  • 4 – 5 qepë të njoma
  • 200 gram domate qershi

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mire barbunin duke i hequr të brendshmet por jo kokën (pjesa e kokës është opsionale megjithëse unë preferoj mos ta heq), i lajmë me kujdes dhe i lëm të kullojnë për 10 minuta.

Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim, shpërndajmë gjithandej qepë të njoma të cilat i kemi grirë mesatarisht holle dhe domatet qershi të prera në dy pjesë.

Pas kësaj vendosim gjithandej limonin e prerë me feta të holla, i spërkasim mirë me kripë, vaj ulliri dhe lëngun e limonëve dhe pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta pas së cilave e servirim menjëherë të shoqëruar me sallatë ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*