Ingredientët:
- 500 gram barbun
- Lëngu i dy limonëve
- 1 limon me feta
- 1 lugë çaji kripë
- Vaj ulliri sipas dëshirës
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mire barbunin duke i hequr të brendshmet por jo kokën (pjesa e kokës është opsionale megjithëse unë preferoj mos ta heq), i lajmë me kujdes dhe i lëm të kullojnë për 10 minuta.
Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim dhe i spërkasim mirë me kripë.
Shpërndajmë gjithandej mbi sardelet vajin e ullirit , lëngun e lëkurën e limonit dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta pas së cilave e servirim menjëherë të shoqëruar me sallatë ose diçka tjetër sipas dëshirës.




