Peshk

Tavë me Barbun, Domate dhe Ullinj

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram barbun
  • Lëngu i dy limonëve
  • 1 limon me feta
  • ½ – 1 lugë çaji kripë
  • 2 domate mesatare
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • 4 thelbi hudhra
  • 10 – 15 kokrra ullinj të zinj
  • Vaj ulliri sipas dëshirës
  • 1 lugë çaji borzilok

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mire barbunin duke i hequr të brendshmet por jo kokën (pjesa e kokës është opsionale megjithëse unë preferoj mos ta heq), i lajmë me kujdes dhe i lëm të kullojnë për 10 minuta.

Pas kësaj i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim, i spërkasim mirë me kripë dhe mbi to shtrojmë domatet e prera me feta, vazhdojmë me qepët e grira dhe hudhrat me feta mesatarisht hollë.

Pas kësaj vendosim gjithandej limonin e prerë me feta të holla, i spërkasim përsëri me pak kripë, vaj ulliri dhe lëngun e limonëve, shpërndajmë ullinjtë në sipërfaqen , shtojmë pak borzilok dhe pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta pas së cilave e servirim menjëherë duke përftuar një shije mesdhetare në tavolinën tuaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*