Ingredientët:
- 4 – 6 kofsha pule
- 1 kg kërpudha
- 2 kokrra qepë
- 3 thelbi hudhra të grira
- 2 degë rozmarinë
- ½ filxhan çaj uji
- ½ lugë çaj kripë
- Vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpë
Përshkrimi:
Marrim një enë të thelle ku si fillim skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë, dhe kur qepa fillon të zbutet shtojmë kofshat e pulës duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të marrin një të skuqur të lehtë.
Vazhdojmë duke shtuar kërpudhat, të cilat i kemi pastruar dhe prerë në feta dhe rozmarinën, i përziejmë mirë dhe në fund hedhim ujin, e provojmë për kripë dhe e lëm të marë vale.
Pasi ka marë valë e lëm të ziej për 20 – 30 minuta me temperaturë të ulët (unë zakonisht e gatuaj në tenxhere me presion)
Pas kësaj kohe me ndihmën e një piruni provojmë nëse mishi është gatuar dhe nëse është e nevojshme e lëm disa minuta më shumë derisa të dali yndyra në sipërfaqe dhe të krijoj një cipë të holle.
Ideale do të ishte e shoqëruar me një sallatë me rukola dhe domate qershi




