Gjellë

Tavë me Perime

0 comments

Ingredientët:

  • 2 – 3 patëllxhan
  • 3 kunguj
  • 3 speca jeshil
  • 3 speca të kuq
  • 3 domate mesatare
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 4 – 5 patate
  • 4 karota
  • 8 thelbi hudhra
  • 10 kokrra ullinj të mëdhenj
  • ½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji hudhra pluhur
  • 1 lugë gjelle aceto
  • ½ lugë çaji rozmarinë
  • ½ lugë çaji rigon
  • 2 gjethe dafine
  • vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës  

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe presim perimet në copa mesatarisht të vogla (patëllxhanët, kungujt, specat, patatet dhe karotat).

I vendosim të gjitha në një tepsi të madhe dhe i përziejmë mirë me erëzat e mësipërme, (spec i kuq i ëmbël, hudhrat pluhur, rozmarinë, rigon, dafinë dhe kripë) dhe I vendosim në tepsinë ku do ti pjekim

Mbi to shtojmë domatet të cilave I kemi hequr lëkurën dhe grirë në copa të vogla, qepën e grirë mesatarisht dhe hudhrat e freskëta të prera në feta.

Ne fund shtojmë ullinjtë, vaj ulliri, pak aceto dhe 1 filxhan kafe ujë dhe I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 1 orë e 30 minuta, ose kur të gjithë perimet të jenë gatuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*